Librazhd, 70% e rrjetit te ujesjellesit e amortizuar, banoret pine ujin e ndotur

Report TV 2015-08-22

Views 3

Rrjeti i tubacioneve të ujit të pijshëm në ndërmarrjen e Ujësjellës-Kanalizimeve në rrethin e Librazhdit është pothuajse jashtë funksionit. Rreth 70 % e rrjetit të brendshëm është i amortizuar, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti tek banorët, të cilët detyrohen të pinë ujë të ndotur. Këtë situatë e pranon edhe vetë kreu I ujësjellësit të rrethit Librazhdit, Agron Gega, i cili thotë se kjo situatë ka ardhur si pasojë e mungesës së vëmendjes nga pushteti lokal dhe ai qendror.

Ujësjellësi i rrethit të Librazhdit është ndërtuar rreth viteve 70 dhe për këtë arsye nevojitet ndërhyrja nga instancat përkatëse.

Ndërkohë vetëm 4 ditë më parë policia e Elbasanit ka arrestuar ish drejtorin e ujësjellësit të Librazhdit, Petrit Zeneli, pasi në vitin 2011 kishte dhënë leje për ndërtimin e një objekti shumëkatësh, mbi kolektorin e qytetit të Librazhdit, duke e rënduar më shumë situatën e ujit të pijshëm në këtë qytet.

Share This Video


Download

  
Report form