Banorët e Lezhës pinë ujë të ndotur, Malçi: Klorifikimi jashtë standarteve

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Lezhë - Uji, që shkon në shtëpitë e lezhjanëve është i ndotur nga shumë baktere, duke u kthyer në një rrezik serioz për shëndetin e kosumatorit. Ky fakt është pranuar edhe nga Drejtoria e Shëndetit Publik e cila ka dhënë alarmin për situatën e krijuar.

Inspektori i higjenës David Malçi ka bërë të ditur, se ndonëse janë kërkuar ndërhyrje për të përmirësuar këtë situatë deri më tani asgjë nuk ka ndryshuar. Shkak për këtë ndotje është bërë mos pastrimi i depos së ujit prej 10 vitesh, klorifikimi nuk kryhet sipas standartit dhe rrjeti shpërndarës është krejtesisht i amortizuar.

Në dijeni të situatës ka qenë edhe Bashkia e Lezhës, pasi të gjitha shkresat e analizave i janë referuar edhe kësaj njësie vendore, por kjo e fundit ka heshtur duke mos iu rekomanduar qytetarëve, që mos ta konsumojnë ujin e pijshëm. Nga ana tjetër përballë kësaj situate ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Lezhë ka heshtur, duke mos iu përgjigjur interesit të medias.

Share This Video


Download

  
Report form