A1 Report - Korçe, Tahiri: Droga e kapur ne Mal të Zi, s'kishte destinacion Shqiperine

Report TV 2015-08-22

Views 10

KORCE- Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, nga qyteti i jug-lindor i Korçës ka thënë se sasia e drogës e sekuestruar në Malin e Zi nuk kishte si destinacion Shqipërinë. Tahiri tha se 250 kilogramë kokainë që u bllokuan nga autoritetet malazeze nuk ishte për në Shqipëri, ndërsa hetimet nga të dyja vendet po vazhdojnë.

Ministri i Brendshëm komentoi edhe për situatën në Lazarat. "Policia është futur në fshatin e Lazaratit. Situata në Lazarat nuk ndryshohet brenda një nate, por mund të them se nuk do të jetë si ditën pas 23 qershorit" , tha ministri i Brendshëm Saimir Tahiri nga Korça, gjatë një takimi me gjimnazistët.

Share This Video


Download

  
Report form