Familja Adili mbetet pa kulm mbi kokë, inspektorët i rrëzojnë shtëpinë

alsatmtv 2015-08-22

Views 1

Inspektorët e urbanizmit të Komunës së Butelit, me asistencën e policisë rrënuan shtëpinë e familjes Adili në orët e para të mëngjesit. Kryefamiljari Ramadan Adili thotë se familja e tij mezi i kishte bërë paratë për të blerë truallin dhe të ndërtonte një shtëpi të vogël, pasi kishte jetuar për 20 vjet me qira me ndihmën e njerëzve humanë. Adili thotë se trualli është në pronësi të tyre, dhe se mungesa e disa dokumenteve nuk është për faj të tyre, por për shkak të komunës e cila i ka zvarritur procedurat për nxjerrjen e lejes për ndërtim.

"20 vite jetojmë nëpër shtëpi të huaja, më sjelli zoti mblodhëm do pare, bleva këtu 200 metra katror tokë, ndërtuam shtëpinë. Disa shqiptarë mysliman që kontribuuan për ta ngritë këtë shtëpi, edhe unë diçka kisha edhe diçka me ndihmën e miqësisë kështu që mblodhëm pak pare për ta ngritë këtë shtëpi. Unë besojë se e gjithë puna ishte tek mitoja që nuk dhashë pasi edhe nuk kisha çfarë të jap, para kisha veç ta ndërtojë këtë shtëpi dhe të futem brenda, kushtet elementare nuk janë për jetesë por mos të paguaj diku 200 euro qira, thash në shtëpi timen 200 euro çdo muaj të investojë, një gozhdë një gozhdë më mirë do të bëhet...", deklaroi Ramadan Adili, pronar i shtëpisë.

Zonja e shtëpisë Sadete Adili iu bëri apelo njerëzve bamirës që ta ndihmojnë këtë familje, për të ngritur një tjetër shtëpi.

"Këta erdhën në ora 5 të mëngjesit, me polici, fëmijët ishin duke fjetur, u trishtuan, pastaj e thirrën edhe ndihmën e shpejtë, pasi vajzës i ra të fikët. Kemi mbetur në rrugë, kështu shtet kemi ne...ku të shkojmë, dashamirët na ndihmuan, ata erdhën që në mëngjes me ndihmën e policisë na e rrënuan shtëpinë. Kush ka mundësi të na ndihmon të ndërtojmë përsëri këtë shtëpi të vogël që na e rrënuan, ne jemi në rrugë, ja rrobat ku i kemi na i nxorën të gjitha jashtë", tha Sadete Adili, pronare e shtëpisë.

Ndërkohë nga Komuna e Butelit thanë thjesht se shtëpia e familjes Adili është ndërtim pa leje dhe nuk posedon asnjë dokument për ndërtim. Nga kjo komunë gjithashtu thonë se inspektorët e urbanizmit kanë kryer obligimin e tyre dhe vetëm se kanë respektuar ligjin. Valmir Kuçi

Share This Video


Download

  
Report form