Aerodrom, familja Rashidi rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë

alsatmtv 2015-08-21

Views 7

Familja pesë anëtarshe Rashidi nga Aerodromi rrezikon të mbetet pa kulm mbi kokë. Shtëpia mund të rrëzohet për shkak të gypave të ujësjellësit që komuna e Aerodromit ka filluar ti vendos. Ata thonë se tash 18 vjet jetojnë në këtë pjesë të qytetit, kurse shtëpia e tyre ende është pa leje ndërtimi, megjithëse shumë herë kanë paraqitur dokumente për legalizim. Tani ata duhet ta rrëzojnë një pjesë të kasolles për të kaluar gypat e ujësjellësit që i vendos komuna.

"Unë iu them se nuk mund ta shemb kasollen, sepse shtyllat janë të lidhur me shtëpinë, atje mbahen dhe çka me bë... thonë do ta shembin kasollen, por nevojtorja është atje dhe fëmija kur të vjen prej shkolle çka të bëjë, atje ku ha dhe flejë të shkoj në tualet , kjo nuk shkon", u shpreh Anife Rashidi.

Nëna e tre fëmijëve thotë se mbijetojnë me vetëm 2.700 denarë ndihmë sociale që e marrin, kjo për shkak se burri i saj nuk punon, ndërsa fëmijët shkojnë në shkollë. Thotë se një fëmijë ka probleme mendore, kurse tjetri ishte i sëmurë nga verdhëza, si pasojë e kushteve të papërshtatshme ku jetojnë.

"Është vështirë, unë mendojë më shumë për fëmijët, unë edhe nëse vdes, për mua nuk ka shërim e di... Unë me këto gjëra po mundohem e kam humbur shëndetin... nervat më kanë lëshuar, pi ilaçe të ndryshme.. kjo është ajo", tha Anife Rashidi.

Ajo bëri të ditur se ka kërkuar ndihmë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe nga komuna e Aerodromit, por nuk mori përgjigje pozitive. Televizioni Alsat- M kontaktoi me Ministrinë dhe komunën, por ata ende nuk na dhanë përgjigje për këtë rast. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form