ELBASAN- Në fshatin Shijon të komunës Bradashesh është festuar dita e "Shën Joan Vladimirit". Kjo ditë është shënuar si e tillë pasi disa shekuj më parë Shën Joani mendohet të ketë nisur predikimin e fesë ortodokse në këto vise.
Ndaj dhe çdo vit në 4 qershor, besimtarët ortodoksë nga Elbasani, por dhe nga qytete të tjera të vendit, mblidhen për të kremtuar këtë festë në Manastirin që mban e emrin e shenjtit Joan Vladimiri.
Edhe këtë vit besimtarët kanë ndezur qirinj dhe janë lutur për një jetë më të mirë duke dhënë urime paqeje dhe mirësie.
Ndërkohë drejtuesit e Manastirit kishin organizuar pritje për personalitete të qytetit të Elbasanit, por dhe besimtarë të tjerë.
Festa ka vijuar gjatë gjithë ditës në Manastirin e "Shën Joan Vladimirit", ku besimtarët dhe pelegrinët e ardhur përveç riteve fetare, kanë pasur mundësi të argëtohen edhe nga një koncert i organizuar nga komuna Bradashesh.