Tiranë, besimtarët ortodoksë kremtojnë festën e Pashkëve në Katedralen "Ngjallja e Krishtit"

Report TV 2018-05-12

Views 0

Besimtarët ortodoksë të qytetit të Tiranës po kremtojnë festën e pashkëve, e cila simbolizon përkujtimin e vuajtjeve të Jezu Krishtit dhe vdekjen e tij në kryq.

Gjatë mesnatës së të shtunës dhjetra besimtarë Ortodoksë të qytetit të Tiranës po mbajnë meshën e kremtimit të pashkëve në Katedralen Ortodokse "Ngjallja e Krishtit".

E Premtja para Pashkës, e cila njihet si e Premtja e Zezë, shënon ditën e kryqëzimit të Krishtit dhe vuajtjeve të tij me kryqin mbi shpinë, për t?u ringjallur të dielën e Pashkës.

Kjo festë cilësohet, si një nga festat më të rëndësishme nga besimtarët ortodoksë, sepse Krishti rikthehet përsëri në jetë. Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezusit, e cila festohet tri ditë pas vdekjes së tij në kryq. Pashkët e krishtera janë në lidhje të ngushtë me ato hebraiket, në të cilat festohet çlirimi i hebrenjve nga Egjipti prej Moisiut. Fjala Pashkë në të vërtetë do të thotë kalim: për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri, ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në Jetën e Re të Amshuar.

Share This Video


Download

  
Report form