A1 Report - Lezhe, tatimorja mbyll tregun, shitesit: I kemi paguar taksat

Report TV 2015-08-22

Views 2

LEZHE - Policia Tatimore e Lezhës ka mbyllur ditën e sotme tregun e fruta perimeve dhe veshmbathjeve në Lezhë me pretendimin e se janë të paliçensuar.

Aksioni i tatimores është kundërshtuar nga tregtarët të cilët kanë bllokuar rrugën e tregut duke e cilësuar këtë vendim si të padrejtë. Sipas tregtarëve ata janë ata janë taksapagues të rregullt në Bashkinë e Lezhës, ndërsa kanë paralajmëruar se do të dalin në protesta. Nga ana e saj Policia Tatimore është shprehur se rreth 200 tregtarë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në këtë treg janë të paliçensuar.

Deri më tani, pavarësisht situatës së tensionuar, nuk raportohen konfrontime fizike mes tregtarëve dhe policisë.

Edhe ditën e djeshme policia tatimore dhe tregtarët janë përplasur lidhur me aksionin e policisë për të mbyllur tregun e fruta perimeve dhe veshmbathjeve në qytetin e Lezhës. Pas protestave, është dashur ndërhyrja e policisë bashkiake për të normalizuar situatën, dhe për të ardhur në vendimin e sotëm të tatimores për mbylljen e këtij tregu.

Share This Video


Download

  
Report form