Kukës -Banorët e fshatit Kalimash, të komunës Malzi në Kukës, janë ngritur sot në një protestë ku kanë kërkuar largimin e kompanisë e cila prej vitesh ka fituar koncensionin për shfrytëzimin e pasurive minerare të zonës, por që, sipas banorëve, ajo është një kompani fantazëm e cila po shkatërron të vetmen pasuri që ka zona, atë të kromit, dhe në tërësi gjithë ekosistemin.
Gjatë paradites së sotme, ata janë konfrontuar edhe me policinë, kur kjo e fundit ka shkuar në Kalimash për të mbrotjur kompaninë e cila është e licensuar për shfrytëzimin e kromit, në këtë zonë.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/