Elbasan, masa në ndihmë të fermerëve, pastrohen 80% e kanaleve vaditëse

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 2

Kanë përfunduar së pastruari rreth 80% e kanaleve vaditëse në Qarkun e Elbasanit, ndërkohë që është duke u punuar për pastrimin e pjesës tjetër, punë e cila po kryhet nga Organizata e Përdoruesve të Ujit.
Drejtori i Bordit të Kullimit, Astrit Xhelili, tha se puna do të vazhdojë deri në pastrimin total të kanaleve vaditëse, në mënyrë që fermerët të kenë gjithçka gati për tokat e tyre bujqësore.
Mungesa e eficencës së kanaleve bëhet shkak në të shumtën e rasteve për dëmtimin e prodhimit të fermerëve, për shkak të thatësirës së tejzgjatur dhe temperaturave të larta. Kjo gjë e bën bujqësinë të mos prodhojë me kapacitet të plotë.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form