Forca të shumta policie ka rrethuar këtë mesditë Gjykatën e Elbasanit, pasi po zhvillohet seanca ndaj shtetasit Shkëlzen Hasanpapaj, i cili qëlloi me kallashnikov ndaj anëtarëve të fisit Çapja, më 6 qershor 2016.
Report Tv ka siguruar foto dhe video nga Gjykata e Elbasanit, ku shihet të jetë ?blinduar? nga uniformat blu, të cilët mësohet se kanë shtuar sigurinë në të gjitha institucionet e drejtësisë. Hasanpapaj qëlloi më 2016 mbi një automjet tip Golf, ku brenda ndodheshin Florenc Çapja dhe Bledar Muça, dy emra të njohur të botës së krimit.
Ndërkohë, pak ditë më parë Report Tv mësoi se hetimi për dosjen e 20-vjeçarit Hasanpapaj kishte marrë një kthesë të fortë, teksa Prokuroria e Elbasanit kishte zbutur akuzën ndaj tij.