Tiranë- I larguar, pa e mbyllur mandatin e deputetit, duke lënë pas pikëpyetje në marrëdhëniet e tij me partinë që sot është në mazhorancë, Andis Harasani, në një intervistë për emisionin "Hard Disk" të gazetarit Patrik Sadikaj, analizon raportet e reja politike dhe atë që duhet të presim nga qeveria e majtë.
Harasani renditet ndër mbështetësit e qeverisë inovatore të z.Rama edhe pse dikur njihej nga kritiket e brendshëm të liderit të PS. Sipas tij Rama zgjodhi filozofinë dhe jo emrat në konfigurimin e ekipit të tij, që sipas tij kanë një strategji të qartë dhe plan masash që po e ndjekin.