A1 Report - Ndertimet pa leje ne Patok, shkaterrojne bukurine natyrore

Report TV 2015-08-22

Views 3

PATOK-Aksionet për prishjen e ndërtimeve pa leje ende nuk janë shtrirë në bregdetin e Patokut në Kurbin. Asnjë objekt qoftë edhe me mungesë të theksuar dokumentacioni nuk është shembur, ndërsa punimet për ndërtimin objekteve të reja vazhdojnë.

Pamjet e fokusuara nga kamera e televizionit A1 Report japin një tablo të qartë të kësaj panaromë të trishtë të një nga bregdeteve më të bukur në vend.

Komuna Fushë-Kuqes ka mbetur neutrale përballë kësaj situate ku persona të ndryshëm zaptojnë pronën shtetërore si të ishte baçja e tyre. Ja si shprehet për A1 Report, Mislim Baci një peshkatar i zonës.

"Në plazhin e Patokut siç e shikoni edhe vetë është bërë një katrahurë e madhe. Nuk merret vesh sesi janë bërë këto ndërtime., e kanë prishur bukurinë e këtij vendi sepse kjo është një zonë turistike. Kjo është një zonë, e cila mbrohet nga shteti. Sipas rregullave këtu nuk duhet të bëheshin fare ndërtime. Edhe turistët që vijnë nuk kanë nevojë për locale por për të parë natyrën siç është,"-thotë peshkatari.

Kjo pikë turistike prej kohësh frekuentohet shumë edhe nga vizitorët e huaj, të cilët të gjënduar përball kësaj baterdie ndërtimesh do mendohen dy herë para se të rikthehen sërish në Patok.

Share This Video


Download

  
Report form