Report TV - Kukës, prishen ndërtimet pa leje Shehu:Rikthejmë çdo hapsirë publike

Report TV 2016-09-26

Views 4

Prej disa ditësh në Bashkinë e Kukësit ka nisur aksioni për prishjen e objekteve pa leje.

Në ditët e fundit, aksioni është inspektuar në terren edhe nga kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu i cili nga afër ka ndjekur punën e punonjësve të Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit.

Shehu e cilësoi si shumë të rëndësishëm këtë aksion duke garantuar qytetarët për vijimin e tij dhe shtrirjen në të gjitha lagjet e qytetit.

Kryeinspektori i Mrojtjes së Territorit Vendor, Rrahman Dema shprehet se puna është përqendruar tek të gjitha ato objekte që janë ndërtuar pa leje, rrethimet e pallateve, prishjen e garazheve, zaptimet e rrugëve mes pallateve.

Share This Video


Download

  
Report form