Infrastruktura në Batërr e Vogël, banorët: Investimi zgjati vetëm 1 vit, të merren masa

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

E ndërtuar vetëm një vit më parë, rruga e lagjes "Pjezë" në fshatin Batërr e Vogël në Mat ka pësuar dëmtime të konsiderueshme, kjo edhe si pasojë e rreshjeve të shumta të shiut.
Në këto kushte, qarkullimi i automjeteve kryhet me mjaft vështirësi, madje në disa pjesë të këtij segmenti rreziku është prezent. Banorët shprehen se nuk është aspak normale që një investim prej 20.433.151 lekë të shkatërrohet brenda një kohë kaq të shkurtër.
Kryetari i fshatit Batërr e Vogël, Imerr Balliu, ka bërë thirrje që të ndërhyhet sa më parë, pasi dëmtimi i rrugës mund të kthehet në ndonjë tragjedi.
Banorët ngrenë shqetësimin për rastet urgjente që mund të ndodhin ku transportimi i të sëmurëve drejt spitalit të Burrelit është thuajse i pamundur.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form