A1 Report - 37 vite ushtarak, arrestohet Gjoka, shperdoroi detyren duke vjedhur

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE --Policia Ushtarake ka vënë në pranga komandantin e brigadës Logjistike Syrja Gjoka, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe dëm ekonomik ndaj shtetit me vlerë 6 milionë lekë të reja.

Arrestimi i Gjokës është bërë mëngjesin e kësaj të premteje në zyrën e tij, arrestim ky që vjen në zbatim të vendimit të Gjykatës së Beratit, e cila ka caktuar për të masën e sigurisë "arrest me burg".

Gjoka i cili drejton Brigadën Logjistike pranë Forcave të Armatosur prej gushtit të vitit 2012, akuzohet se kur ka shërbyer në repartin ushtarak 3002 të Kuçovës si komandant i bazës Ajrore ka abuzuar me detyrën me veprime të kundraligjshme, pa miratimin e eprorëve.

A1Report ka siguruar pamje të momentit kur Gjoka dorëzohet nga policia ushtarake tek policia e Beratit, e sic e shihni është personi me rreth të kuq.
Hetimet e kryera nga prokuroria e Beratit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Mbrojties kanë nxjerrë në pah, se oficeri i lartë ka falsifikuar edhe nënshkrimet e anëtarëve të komisionit të cilët ishin ngarkuar me përcaktimin e objekteve që do prisheshin.

Sipas hetuesve, nga ky veprim, i kryer në kundërshtim me ligjin dhe pa miratimin e eprorëve, gjenerali ka përfituar 6 milionë lekë.

Pas arrestimit të Gjokës Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedurat për njoftimin zyrtar të Presidentit të Republikës, i cili nëjherazi është dhe komandant i Forcave të Armatosura dhe pritet që z.Nishani të firmosë dekretin e lirimit nga detyra të Gjokës.

Syrja Gjoka ka një karrierë 37 vjeçare në Forcat e Armatosura, e cila fillon prej vitit 1977 e deri në drejtimin e një prej tre komandave që disponojnë Forcat e Armatosura shqiptare si Komanda e Logjistikës, e cila konsiderohet si një komandë kyçe për ushtrinë.

Share This Video


Download

  
Report form