Shpërdoroi detyrën, merret nën hetim gjyqtarja Teuta Hoxha

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE - Një gjyqtare e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës rrezikohet të shkarkohet nga detyra, pas hetimeve të nisura nga Njësia Task Force në Prokurorinë e kryeqytetit. Teuta Hoxha mësohet të jetë marrë nën hetim pas një kallëzimi penal të bërë në organin e akuzës nga avokati Agron Bajri.
Burime të besueshme pranë këtij institucioni thanë se Hoxha dyshohet se ka shpërdoruar detyrën gjatë gjykimit të një çështjeje pronash. Task Force ka dorëzuar dosjen në ngarkim të saj në Prokurorinë e Përgjithshme, ku kryeprokurori Adriatik Llalla do të njihet me të, e do t'ia referojë më pas Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
(ad.ti/shqiptarja.com)

Share This Video


Download

  
Report form