Dëshmitari për Ora News: Ja ç'më tha piloti. I dinte mire koordinatat, ndërsa e prisnin 3 makina

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 6

Gjithcka ka funksionuar sipas planit për trafikun e drogës me avionin Italian, përvec defektit të papritur të mjetit fluturues. Dëshmitarët e parë që pritën në tokë pilotin Italian, kanë mundur të shkëmbejnë një bisedë relativisht të gjatë me Giorgo Riformaton,i cili e ka justifikaur praninë e tij në plazhin e Divjakës me erën e fortë që e detyroi të ulej.

Ky është shtetasi S.L i pari që mbërriti në vendin ku ndodhej avioni. Ai nuk ka dashur të identifikohet gjatë intervistës eksluzive për Ora-Neës, ndërsa thotë se komunikoi më shumë se 30 minuta me pilotin Italian. Gjatë kësaj kohe ai ka parë edhe automjete të tjera që sipas hetimeve, po transportonin drogë në avionin Italian.

"Ky avioni bëri 2-3 herë xhiro, u rrotullua, kalosi sipër makinës iku dhe u ul pastaj. Unë vajta për ta parë. Ky piloti ishte Italian, sa hapi derën vajta atje dhe i thashë: çfarë të ka ndodhur, të duhet ndihmë gjë?- Jo jo tha. Po i thashë unë si re? -Rashë tha se isha shumë ulët dhe më rrëzoi era. I thashë unë po nga je nisur? -- Nga aeroporti i Tiranës. Po si udhëtoni vetëm ju se dhe ne të ikim në një rrugë marrim një shok, ti pse udhëton vetëm, je dhe turist? Epo kështu me pëlqën tha. Arritëm gjysëm ore muhabet me të, pastaj kur po iksha te avioni ishin dy fuoristrada dhe ca makina të tjera, si ra avioni ato ikën direkt.

Gazetari i Ora News: Këto makina arrite t'i dallosh të çfarë lloji ishin?

Dëshmitari: ishin tip fuoristrada këto të dyja makinat, i pashë dhe njëri kur po ikte po më shikonte, po s'ikte as me të shpejte sepse njëra nga makinat ishte e prishur.

Gazetari i Ora News: Kush nga këto makina ishte më e prishur?

Dëshmitari: Ajo Mitsubishi që u sekuestrua. Ai u tremb shumë kur më pa mua nuk po mi ndante sytë.

Gazetari i Ora News: Me the që ke arritur t'i bësh edhe foto...

Dëshmitari: Po po i bëra edhe foto duke bërë xhiro kur po uleshin vajta i bera dhe foto aty, po ai nuk të linte, thoshte largohuni që këtu.

Gazetari i Ora News: Tek ato dy makinat arrite të dallosh sa njerëz ishin?

Dëshmitari: Te Mitsubishi ishte vetem një persona kurse te ajo tjetra, jo nuk pashë.

Gazetari i Ora News: Thatë që këto makina ikën me shpejtësi, erdhi policia?

Dëshmitari: Jo, policia mund të ketë ardhur pas një ore.

Ndërkohë një tjetër dëshmitar, punonjës në një hotel rutistik pranë detit, Luka Sherifaj, ka parë makinat e tjera që u larguan pasi avioni nuk mund të ngrihej.

Gazetari i Ora News: Ti more vesh çfarë i ndodhi atyre fuoristradave me vonë?

Dëshmitari: Më vonë mora vesh që ishin me drogë, po nuk e di ça lëndësh.

Bregdeti i Divjakës i cili ka marrë të gjithë vëmendjen e opinionit publik, edhe gjatë të dielës ka qenë nën survejimin e forcave të policisë. Dyshimet që mund të ketë lëndë narkotike në pyll,ka bërë që policia të nisë një aksion kontrolli. Efektivet e policisë Lushnje dhe specialistët e drejtorisë Fier,kanë bërë edhe shoqërimin e një pronari hoteli,i cili ndodhet vetëm pak metra nga vendi ku ka rënë avioni. Këto janë edhe momentet e shoqërimit t...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS