Shtyrja e marrëveshjes Shqipëri-Greqi, Panariti: Vendim i duhur/Ç’më tha Avramopoulos ‘off record’

Report TV 2018-07-10

Views 0

Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë Berisha, Edmond Panariti, i ftuar në emisionin?45 minuta? me gazetarin Denis Minga, ka komentuar lajmin e shtyrjes së marrëveshjes Shqipëri-Greqi. Panariti ka thënë se është në mbështetje të qeverisë shqiptare në këtë hap. Ish-ministri thotë se Bushati, si ministër i Jashtëm, por edhe i zgjedhur i popullit, duhet të dalë para komisioneve dhe të raportojë për këtë çështje.
Më tej, Panariti ka thënë se negociatat me Greqinë po ecnin me shpejtësi përtej afateve normale. I pyetur për reagimin e Berishës, Panariti tha se është dakord me shqetësimin e ish-kryeministri.

Jam dakord me ministrin Bushati. E kemi thënë që në fillim këtë gjë. Grupet e punës i futën marshin, po përshpejtohej tej normave, por kërkon kohë, dialog, etj. Të gjitha këto kërkojnë kohë, ne s?kemi burime njerëzore. Në çështjen e të drejtës detare, Greqia ka eksperiencë, është ku e ku me ne.

Ky ishte shqetësim, pati heshtje edhe nga ekspertët e fushës. A janë të informuar ata për marrëveshjen. Berisha, i shqetësuar. Të punojmë për një marrëveshje të qëndrueshme.

Nuk e di nëse jemi vetëofruar por vërtetë Shqipëria është vetëofruar. Çfarë marrim mbrapsht? Priten masat e financimeve, për të fuqizuar vendin, për të rritur ekonominë, por këtu s?ka fare transparencë. Këto janë samite shumë të rëndësishme, duhet të jemi shumë të kujdesshëm për përgjegjësitë tona.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së
Gjatë bisedës në studio, Panariti ka treguar një episod me ish-ministrin grek Dhimitris Avramopulos, ku ai megjithëse Gjykata Kushtetuese kishte vendosur pezullimin e marrëveshjes, grekët kërkonin ndryshime dhe hapësira të mundshme për të depërtuar.

Ju tregoj një episod off record me ministrin Avramopulos. Jemi takuar në Neë York në kuadër një takimi. Në takimin kokë më kokë folëm për vizitën time. Ai bëri një tentativë kur tha: Zoti Panariti, unë di që ka një vendim të gjykatës Kushtetuese, por a s?mund të ndryshojmë diçka?

Përgjigja ime ishte e prerë. Ajo marrëveshja s?mund të ripunohet. Vendimi I Gjykatës Kushtetuese është vendim Kushtetues. E marrim të vjetrën, krasisim diçka? Jo, çdo gjë do bëhet nga e para. Ai ra dakord se unë i bëra të qartë diçka. S?ka fuqi ekzistuese për atë gjë.

Edmond Panariti, ish-ministër i Jashtëm, deputet i LSI-së

Share This Video


Download

  
Report form