Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në emisionin ''45 minuta'' të gazetarit Denis Minga në Report TV ka zbuluar një detaj të pathënë më parë, të takimit të vitit 1999 në Athinë, kur së bashku me kryeministrin Ilir Meta ngritën për herë të parë Çështjen Çame.
Ndërsa kryeministri grek Simitis gjatë konferencës për shtyp mohoi ekzistencën e Çështjes Çame, duke vënë në siklet palën shqiptare, Milo tregon se kur e ka pyetur jashtë kamerave Simitis se përse mbajti këtë qëndrim kur çështja u diskutua në takim ai u përgjigj: ?Pse si mendoni ju, se unë e kam të lehtë me mediat dhe opinonin grek këtu?!?.( b.h/Shqiptarja.com )