A1 Report - Berisha: Thyet embargon me Iranin, Rama: E bete ju ne 2013

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Thyerja e embargos ndaj Iranit duke eksportuar naftë krudo në Shqipëri ka ndezur sallën e seancave plenare në debate të forta mes opozitës dhe mazhorancës. Kryeministri Rama ka hedhur poshtë të gjtiha akuzat e ngritura nga paraardhësi Berisha, i cili tha se me thyerjen e embargos po cënohen marrëdhëniet me dy aleatët e Shqipërisë, SHBA dhe BE.

Sipas Ramës kjo ngjarje ka ndodhur, por në vitin 2013 kur në pushtet ishte qeveria Berisha. Ai tha se janë 5 raste të dokumentuara ku në doganat e Kapshticës dhe Qafë-Thanës në mars të 2013-ës është eksportuar nga Irani mbi 100 mijë kilogramë naftë."Kaq për sot, fillo hetimin se do të dëgjosh të tjera", tha kreu i qeverisë nga foltorja e Kuvendit duke iu drejtuar ish-kryeministrit Berisha pasi lexoi 5 deklaratat hyrëse në doganat e Kapshticës dhe Qafë Thanës për rastet eksportuese të naftës krudo nga Irani në Shqipëri.

ORA 12:40 KOKËDHIMA: BERISHA KËTU NUK ËSHTË NË KUVEND, POR NË MITING
Deputeti i PS, Koço Kokëdhima ka akuzuar Berishën se kërkon të kthejë Kuvendin në një miting. Kjo sjellje e parlamentarëve sipas Kokëdhimës, ka çuar vendin në situatën e vështirë në të cilën ndodhet.

"Saliu nuk flet dhe nuk dëgjon sinqerisht. Ai këtu nuk është në Kuvend, por në miting. Ai kërkon ta kthejë kuvendin në një gjyq. Ai e di se e udhës për një vend e parlament normal do të ishte që politikanët të mos e kthejnë atë në një parlament e komedi, ku bëhet gjyqi i parlamentareve përmes akuzave e shpifjeve të pafundme. Kjo që bën Saliu nuk është një ngatërresë e vogël. Me këtë strategji parlamenti arratiset nga përgjegjësitë e parlamentarëve, që e çuan vendin në këtë situatë që është sot, pa para, pa ekonomi, pa shëndetësi, pa treg konkurrues. Diskutimi i ideve sesi mundtë dilet nga katastrofa ku e zhyti Saliu këtë popull. Mashtrimet tuaja janë kaq të paskrupullta. Këto mijëra viktima që bëri Berisha e Fatosi, bëhen skena humori për qindra të papunë që krijuat ju në këtë vend", tha Kokëdhima.

Në replikë Berisha tha se "Konferenca e këtyre sanksioneve është e nëntorit që kaloi. Sa i përket atyre operacioneve ato përbëjnë një krenari të shërbimeve inteligjente në bashkëpunim me partnerët".

RAMA: JA 5 DEKLARATA HYRESE NE DOGANA TE MARSIT 2013
Kreu i qeverisë shqiptare tha se nga shtatori i vitit 2013 dhe në vazhdin nuk ka asnjë dekalratë dhe asnjë fakt që të lidhë Shqipërinë me eksportin e naftës nga Irani. Ai paraqitit nga foltorja e Kuvendit deklaratatt për 5 rastet eksportuese nga Irani ku doganë hyrëse është Kapshtica dhe Qaf Thana.

"Kisha vendosur ta kurseja këtë sqarim, në respekt të shtetit shqiptar, por edhe duke u përpjekur të mirëkuptoj paraardhësin në detyrë, dhe pa dashur, në asnjë mënyrë, që çka do të them të shfrytëzohej në dëm të Shqipërisë dhe të bëhej spekulim politik. Mirëpo nuk ma dhatë këtë mundësi. Më detyruat që të dal këtu dhe t'ju them: Po, ka ndodhur! Fatkeqësisht, ka ndodhur! Ka ndodhur! Ka ndodhur ekzaktësisht kështu siç do t'ju them, bazuar në dokumentacionin që disponohet, q...

Share This Video


Download

  
Report form