Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot në profilin e tij në Facebook, disa foto që sipas tij janë të 6 viteve më parë, ndërsa sipas tij në mars të vitit 2013 është përuruar projekti i ePunësimit, me ndihmën e qeverisë suedeze.
Berisha shkruan në Facebook se epunësimi me një investim të qeverise suedeze, në shkurt të vitit 2013 u inaugurua portali i "e-punesimi.gov.al". Sipas tij, ky portal "lidhej me të gjitha zyrat e qarqeve".
"Në portalin e "e-punësim" çdo punkërkues apo punëdhënës mund të fuste të dhënat e tij nga çdo skaj i vendit dhe çdo vend i botës për të kërkuar punë apo punëtorë. Shqipëria pra disponon një sistem dixhital modern të zyrave të punësimit", shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në profilin e tij.