TIRANE - Me debate të ashpra po karakterizohet seanca dëgjimore me ministren e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito në Komisionin e Integrimit. Deputetet demokrate, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe kryetarja e komisionit Majlinda Bregu kërkuan përgjigje nga ministrja për numrin e personave që janë larguar nga adminsitrata, edhe pse pyetet e tyre përgjithësisht kishin edhe përgjigjet me fakte të pretenduara prej tyre. "Numri i të larguarve nga administrata publike janë rreth 7200. Do të doja sa janë ganë gra, sa janë me kontrata të përkohshme, sa janë në listë-pritje", tha Bregu.
Ndërsa këto shifra janë janë konsideruar të pavërteta nga nga ministrja Harito.
PJESE NGA DEBATET NE KOMISIONIN E INTEGRIMIT
Harito: Procedura do të vijojë deiri ne qershor, deri në këtë momement nuk mund të bëhet asnjë lëvizje në administrate. Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave. Negociatat një proces shumë teknik, shumë kompleks, duhet trajnuar administrata
Bregu: Trajnimi i gjithanshëm i administratës, më vjen mirë që po bëhet nga 2 projekte që kanë nisur para dy vitesh, para 2 vitesh nisi trajnimi i trajnuesve për administratën publike. Shqetësuese, sa nga ata ekspertë të trajnuar janë në punë. Janë mbi 100 të trajnuar, një pjesë e madhe e tyre është larguar nga puna. Numri i të larguarve nga administrata publike janë rreth 7200. Do të doja sa janë ganë gra, sa janë me kontrata të përkohshme, sa janë në listë-pritje.
Jorida Tabaku: Nuk është kuptuar shtyrja e ligjit. Te ky akt është vetëm 1/3 nuk është ezauruar i gjithë akti nënligjor. Ose shtyrja e ligjit nuk ishte e nevojshem, ose ky akt nuk është i plotë
Mesila Doda: Edhe për mua është shqetësim shkelja e ligjit për informimin e publikut, duhet dhënë përgjigje kërkesës së një qytetari, jo më të një deputeti. Janë larguar shumë gra nga puna
Mesila Doda: Duhet të merret parasysh edhe ana njerëzore
Arta Dade: A janë rikthyer në punë njerëz të larguar nga puna nga PD dhe që kanë fituar gjyqet.
Albana Vokshi: Do të donim numrin e të larguarve nga puna dhe me çfarë njerëzish janë zëvendësuar.
Sa prej të larguave janë zonja, janë kryefamiljare, sa i përkasin shtresës së ish-të përndjekurve politkë.
A keni shifra, qeveria juaj ka dalë me një strategji për ish të përndjekuri politikë dhe për PAK
Arta Dade: Si kanë qenë raportrtet për gjininë më përpara
Balla -- Bregut: Më vjen keq që nuk mësove se si drejtohet një mbledhje komisioni. Si anëtar bie dakord me një procedurë, por askush nuk ka të drejtë që të konkluzione kur bën pyetje
Bregu:Të sygjoroj të bësh një propozim për shkarkimin tim
Harito: Kam ardhur të raportoj në komision, jo te PD. Do të flas për shifta dhe të dhënat që kam unë
Bregu- Haritos: Mbledhjen e drejtoj unë, ju jeni këtu për të dhënë përgjigje.