A1 Report - PD denoncon: Në krye te Ujesjellesit te Patosit nje person i dyshimte

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka vënë në krye të Ujësjellësit të Patosit një person të dyshimtë që ka probleme me drjetësinë greke për trafik droge dhe për pasojë ka ndryshuar emrin.

Partia Demokratike nëpërmjet zëdhënëses së PD-së, Laura Vorpsi, pyet kryeministrin "cili është kriteri i ndjekur në emërimin e Drejtorit të Ujësjellësit të Patosit dhe pse drejtori i Ujësjellësit të Patosit, ka ndryshuar emrin?'"

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja Vorpsi, u shpreh se "emërimet e dyshimta dhe kriminale të Edi Ramës në postet e rëndësishme publike, po arrijnë rekorde të reja."

Vorpsi hedh dyshime se në krye të Ujësjellësit së Patosit, është emëruar një person që ka pasur probleme me drejtësinë greke për trafik lëndësh narkotike.

"A e ka ndryshuar emrin, sepse ka pasur probleme me drejtësinë greke? z.Rama, sa vite burg për trafik droge ka bërë në Greqi, drejtori juaj i ujësjellësit në Patos?", u shpreh zëdhënësja nga selia blu.

"Cili është kumbari politik i drejtorit të ujësjellësit, që ka ndërhyrë tek ju për këtë emërim?",- tha Vorpsi në deklaratë ndërsa shtoi se "jemi në pritje të përgjigjes, për të kuptuar realitetin e punësimeve të Edi Ramës. Për të kuptuar etikën e qeverisjes, meritokracinë dhe rilindjen e ujësjellësit."

Share This Video


Download

  
Report form