Fshati Skuraj, banorët: Nuk kemi rrugë, erozioni e bllokon përherë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Malësi e Krujës- Banorët e fshatit Skuraj në Malësinë e Kurbinit prej vitesh përballen me mungesën e infrastrukturës rrugore, e cila ka penalizuar edhe në zhvillimin ekonomik të banorëve të zonës.

Si të mos mjaftojë faktori kohë dhe amortizimi që ka pësuar ndër vite, sot ky aks i cili është i vetmi në këtë zonë, po shënon shkarje të shumta dheu, të cilat po vendosin jo pak në rrezik jetën e banorëve, të cilët janë të detyruar të kalojnë nëpërmjet tij.

14 kilometra, është gjatësia e rrugës ku qarkullimi në të kryhet mes gropave, pellgjeve të mëdha me uje, masivit të dherave që shkëputen nga kodra dhe natyrisht paniku tek banorët.

Kjo situatë e akumuluar ndër vite është përsëritur disa herë, ku nuk kanë munguar as rastet ku të gjithe banorët e fshatit janë izoluar, duke humbur çdo lloj kontakti me qytetin, si pasojë e erozionit dhe shkarjeve masive të dheut, të cilat kanë bllokuar për disa ditë rresht këtë aks rrugor.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS