Fshati Gorricë i Këlcyrës i harrur nga shteti, banorët kërkojnë ndërtimin e rrugës së fshatit

Report TV 2018-05-12

Views 3

Shumë fshatra shqiptare janë lënë në harresë nga shteti. Gorrica fshat i Këlcyrës që pas kohës së diktaturës nuk ka parë asnjë investim në zonë.Banorët thonë se pushtetarët i shikojnë vetëm në kohë fushatash dhe në televizor tek sa japin spektakle qesharake në parlament se gjoja ju intereson për popullin.
Më gjithë sakrificat dhe pamundësia për t?u ushqyer mirë në kohën e diktaturës, në disa fshatra shqiptare është ringjallur nevoja për një sistem të tillë. Kjo për faktin se zonat e tyre janë bërë të pabanuara. I tillë është edhe fshati Gorricë në verilindje të Bashkisë së Këlcyrës. Në këtë fshat jetojnë gati 300 frymë, shumica me probleme të forta sociale. Përpos kësaj, infrastruktura është mjaft e rënduar. Banorët thonë se shteti pas kohës së monizmit nuk ka vënë dorë në rrugën që lidh fshatin e tyre me pjesën tjetër të zonës.

Njëri nga banorët është shprehur se : ?Rruga është problem sepse kur kemi ndonjë rast emergjent ose ndonjë rast vdekje, makinat qëndrojnë shumë poshtë në pamundësi për të ardhur.?

Share This Video


Download

  
Report form