Tepelenë, fshati Anë Vjosë pa energji elektrike, banorët: Sa herë që bie shi nuk kemi drita

Report TV 2018-06-25

Views 3

Sa herë që bie shi fshati Anë e Vjosës në Tepelenë mbetet pa energji elektrike. Banorët thonë se kjo situatë është prej vitesh, edhe pse kanë bërë kërkesa të vazhdueshme askush nuk ka marrë masa.

Linjat e përcjelljes së energjisë elektrike, mezi mbahen në këmbë dhe si për ironi, linjat janë siguruar në mënyrë primitive nga OSHEE me litarë dhe spango në kulme. Janë tre shtylla që mezi mbahen në këmbë të cilat kanë mbi 30 vite, që nuk ka hypur askush mbi to.

Elektricisti i fundit, që hipi ka ndërruar jetë e pas tij, askush tjetër. Fshatit me një popullsi prej 300 personash, sa herë janë ankuar, kanë marrë vecse premtime dhe asgjë tjetër.

Share This Video


Download

  
Report form