A1 Report - Tirane, vetevritet biznesmeni, letra e lamtumires: Amanet vajzat

Report TV 2015-08-22

Views 16

TIRANE -- Lulzim Saliasi, baba i dy vajzave është gjetur në banesë nga familjarët e tij, me damarët e prerë me thikë dhe me të prera në qafë. Saliasi ndërroi jetë pak çaste pas dërgimit në spitalin e Traumës, ndërsa uniformat blu të kryeqytetit thanë për A1 REPORT se biznesmeni ka lënë një letër lamtumire, përmes së cilës shpreh pendesën për këtë akt të rëndë dhe shkruan se gjithçka lidhet me borxhet.

Biznesmeni dhe menaxheri i transportit publik "Ferlut" në Tiranë është gjetur në gjendje kome në banesën e tij në rrugën "Mine Peza", ndërsa policia po punon për të zbardhur shkaqet e këtij vetflijimi.

Burime nga policia e Tiranës për A1Report bëjnë me dije se në momentet e gjetjes së trupit të gjakosur në banesë, pranë Saliasit është gjetur dhe një letër ku ai kërkonte ndjesë për vetëflijimin familjarëve duke lënë amanet dy vajzat.

Grupi hetimor ka ekzaminuar banesën e ndodhur në katin e 5-të të pallatit pranë Prokurorisë së Tiranës, ku prej pak kohësh banonte dhe familja Saliasi, ndërsa nuk ka rezultuar që veç thikës të jetë gjetur ndonjë provë tjetër material.

Jashtë kamerave familjarët e 42-vjeçarit deklaruan se kishin tentuar disa herë të lidheshin sot në tel me Lulëzimin por fakti që ai sështë përgjigjur i ka bërë të shkojnë në banesë, ku e kanë gjetur të gjakosur e më pas kanë telefonuar policinë.

Share This Video


Download

  
Report form