TIRANË - Një person, identiteti i të cilit ende nuk dihet, por dyshohet se është i huaj, është hedhur nga vinçi i një pallati në ndërtim pranë Parlamentit nga një distancë të relativisht të madhe.
Si pasojë e impaktit personi në fjalë ka ndërruar jetë.
Sapo janë njoftuar për një person që kërcënonte të hidhej, forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur për në vendngjarje, por nuk kanë arritur do që të negociojnë me të ndjerin.
Policia ka shoqëruar në komisariat rojen e objektit për të marrë edhe dëshminë e tij për rrethanat e ngajrjes dhe për të sqaruar si ka mundësi që viktima ka hiour në vinç.
Ora 20:37 Viktima dyshohet i huaj, policia gjen disa dokumente
Sipas dëshmive të dhëna nga personat që kanë qenë të parët në vendngjarje dyshohet se personi i cili është vetëhdhur është rreth 26 vjeç dhe dyshohet se është i huaj pasi momentet para se tpë hidhej ka folur në gjuhën angleze.
Ndërkohë mësohet se policia ka gjetur disa dokumente të lëna mbi vinç duke nisur edhe verifikimet nëse bëhet fjalë për të njëjtin person. - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/vet-vritet-1-person-n--qend-r--t--tiran-s-dyshohet-i-huaj--304637.html#sthash.bihN7eVK.dpuf