A1 Report - Rreshjet e dendura "permbytet" sheshi Skenderbej ne Tirane

Report TV 2015-08-22

Views 4

TIRANE -- Rreshjet e pandërprera gjatë ditës së sotme kanë mjaftuar për të "përmbytyr" disa zona në kryeqyetet, duke i bërë të pakalueshme rrugët, jo vetëm për kalimtarët, por edhe me rrezik për automjetet.

Në pamjet e filmuara nga A1Report rreth orës 14:30 në sheshin "Skënderbej" duken momentet kaotike ku rruga nga Muzeu Historik Kombëtar dhe deri përgjatë rrotullimit të sheshit është përmbytur me disa centimetra ujë. Situata bënte të pamundur kalimin e këmbësorve përmes sheshit dhe solli qarkullim të rënduar në disa vende.

Një zonë jo pak problematike në Tiranë është dhe rruga "Don Bosko", aty ku prej vitesh lind e njëjta problematikë. Bllokimi i kanaleve kulluese e shëndërron këtë rrugë të tejmbushur nga uji. Ndërkaq, edhe lumi i Lanës rrezikon të dalë nga shtrati për shkak të rreshjeve, ndërsa problem me rrugët ka pasur edhe në qendër të Tiranës, ku problematika e kanalizimeve i ka mbushur rrugët me ujë.

Share This Video


Download

  
Report form