Report TV - Sheshi "Skënderbej", Veliaj: Vlerësojmë çdo ide të qytetarëve

Report TV 2016-04-15

Views 1

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot dëgjesën e radhës për projektin e transformimit të sheshit ?Skënderbej?. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, së bashku me koordinatorët e projektit zhvilluan një takim të posaçëm me arkitektët dhe urbanistët më të mirë në vend, me të cilët u diskutua për detajet dhe risitë që sjell ky projekt, si dhe për mundësitë e përmirësimit të tij me ide të reja.

Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj vlerësoi si të vyer çdo propozim, qoftë nga qytetarët, por në mënyrë të veçantë nga ekspertët e fushës, arkitektë e urbanistë. Ai veçoi tre elementë tepër të rëndësishëm që kanë të bëjnë me projektin: krijimi i mundësive për të siguruar një lëvizshmëri më të mirë të njerëzve dhe mjeteve, koha e realizimit dhe debatimi me publikun i detajeve të projektit.

Share This Video


Download

  
Report form