A1 Report - 80% e shqiptareve: Seks e bindje politike per te fituar 1 vend pune

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Favoret seksuale dhe bindjet politike janë ata që kanë rëndësi për të filluar një punë. Të paktën kështu mendojnë 10 mije të anketuarit nga HeadHunter dhe instituti Eunacal, të cilët kanë publikuar në ditën ndërkombëtare të punëtorëve, raportin e një studimi të kryer on-line në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi dhe Bosnjë Hecergovinë.

"Duhet pasur parasysh se si studim online që është ka shumë kufizime. Pikë së pari nuk synon që të japë të dhëna që t'I bëjmë karshillëk të dhënave zyrtare. Votimi është kryer nga data 15 shkurt deri në 12 prill 2014. Pyetësori ka pasur gjithsej 70 pyetje." tha Alban Nelaj, drejtori i EUNACAL

Të dhënat e këti raporti nuk janë optimiste sa i përket të dhënave për vendin tonë , ku 80 % e të anketurave mendojnë se kërkohen favore seksuale për të fituar një vend pune.

Por vetëm 2% e femrave të punësuara kanë pranuar të kenë kryer seks në vendin e punës, kundrejt 12% të meshkujve që pranojnë të kenë marrëdhënie intime me kolegë apo vartës.

Një tjetër e dhënë që tërheq vemendjen në këtë raport janë edhe bindjet politike, që sipas të anketuarve kanë rëndësi në 47 % të rasteve për të filluar një punë. Po ashtu 40% e të anketuarve kanë vetëdeklaruar se janë ndier të diskriminuar kur janë marrë në intervistë për një vend pune, për shkak të vendlindjes, theksit që kanë kur flasin apo edhe besimit fetar.

Një tjetër e dhënë interesante e këtij studimi është se 21% e shqiptarëve punojnë pa kontrata pune, përkundrejt 10% në Maqedoni. Por ndërsa në Shqipëri një personi i duhet mesatarisht 7.3 muaj për të gjetur një punë, në Maqedoni i duhen 18.1 muaj

Sa i përket profesioneve më të kërkuara ata janë inxhinieritë elektrike dhe informatike ku periudha e papunësisë varion nga 1.8 -2.3 muaj, ndërsa 5 profesionet më të vështira për të gjetur punë janë veterineria, infermieria, Farmacia, Gjuhe --Letërsia dhe Drejtësi, ku duhen mesatarisht 45- 12.2 muaj per te gjetur nje pune.

Share This Video


Download

  
Report form