RTV Ora - Sotiraq Filo rikonfirmohet në Korçë: Do punoj për çdo banor, pavarësisht bindjes politike

Ora News Lajme 2019-07-01

Views 0

#rtvora
Sotiraq Filo është rikonfirmuar për një mandat të dytë në krye të bashkisë së Korçës. Në përfundim të numërimit të votave, Filo tha se ai do të vazhdojë të punojë i përkushtuar për të gjithë banorët, pavarësisht bindjeve politike.

Sotiraq Filo: Jam shumë i lumtur që banorët e Korçës të qytetit dhe të fshatit me kanë votëbesuar për një mandat të ri. Ishte e rëndësishme që zgjedhjet e 30 qershorit u zhvilluan të lira dhe të qeta, ku të gjithë qytetarët shprehën vullnetin e tyre. Pati edhe të tjerë që nuk morën pjesë në votime.

Falënderoj ata votues që zgjidhën të paraqiteshin në votime dhe të më votonin mua. Dëshiroj t'ju them atyre zgjedhësve që votuan kandidatin tjetër, apo atyre të tjerëve që nuk votuan unë do vazhdoj të punoj me përkushtim dhe për të gjithë banorët pavarësisht bindjeve të tyre. Besoj që kemi përmbyllur një mandat të suksesshëm për bashkinë e Korçës.

Filo foli edhe për fokusin e mandatit të ardhshë, që sipas tij do të jetë rritja ekonomike dhe punësimi.

Sotiraq Filo: Kemi shumë punë tani, atë ndryshim që Korça ka njohur në këto 4 vite tashmë ti çojmë në projekte konkrete që do të japin një impakt në mirëqenin në çdo familje. Fokusi jonë në 4 vitet e ardhshme do të jetë rritja e ekonomisë dhe punësimit. Do të punojmë me përkushtim që transformimin ta çojmë tek tryeza e çdo familje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/sotiraq-filo-rikonfirmohet-ne-korce-do-punoj-cdo-banor-pavaresisht-bindjes-politike
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Share This Video


Download

  
Report form