Qytetarët korçarë kanë votuar dje për kryebashkiakun e ri të qytetit, ku votat e tyre do të ndahen mes dy kandidatëve, Sotiraq Filos që kandidon në koalicionin e majtë, i mbështetur nga PS-LSI e FRD, si dhe Sotiraq Stratobërdhës në koalicionin e djathtë.
Kandidati i Partisë Socialiste, Sotiraq Filo, është shpallur fitues në zgjedhjet e pjesshme të zhvilluara për bashkinë e Korçës. Mëngjesin e sotëm ka përfunduar numërimi i votave duke përjashtuar një kuti votimi, ku ka votuar edhe vetë kandidati i majtë, Filo.
Në fund të numërimit, kandidati i majtë, Sotiraq Filo, PS-LSI dhe FRD ka marrë 15953 vota, ndërsa kandidati i djathtë, Sotiraq Stratobërdha, ka marrë 5283 vota. Diferenca mes dy kandidatëve ka qenë 10670 vota.
Duke folur pas fitores, Filo është shprehur i lumtur për këtë fitore, ndërsa ka premtuar se do të vazhdojë të punët e nisura nga ish-kryebashkiaku Niko Peleshi për qytetarët.