Kryetari i Bashkisë Dibër i cili është bërë protagonist i një videoskandali, përmes të cilit ai kërkonte seks në këmbim të një vendi pune në institucionin që drejtonte, është shkarkuar nga detyra me një vendim të marrë nga ana e kryeministrit të vendit Edi Rama.
Menjëherë pas shkarkimit të tij, uniformat blu të policisë kanë bërë shoqërimin e tij në ambientet e policisë së Dibrës ku përpara ekspertëve ai është marrë në pyetje rreth videos së filmuar dhe personit që është përfshirë.
Përpara ekspertëve, ish-kryetari i Bashkisë, Shukri Xhelili ka thënë se është provokuar nga vajza 20-vjecare e cila i ka shkruar shpesh herë në zyrë.
?Vajza më ka provokuar disa herë në zyrë. Ajo më ka ardhur disa herë në zyrë, nuk ishte hera e pare? ka thënë Xhelili.
Ai ka shtuar se ky është një plan i kurdisur kundër tij nga persona të tjerë.
?Ky është një plan i kurdisur kundër meje nga disa persona? mësohet se ka deklaruar Xhelili përpara ekspertëve të policisë dhe prokurorisë.
Sakaq, prokuroria e Dibrës, pas marrjes së dëshmisë ka vendosur procedin penal në gjendje të lirë ndaj Shukri Xhelilit, me akuzën e ?Shpërdorimit të Detyrës?.
Ndërkohë, menjëherë pas daljes nga ambientet e policisë së Dibrës të Xhelilit, policia ka sjellë edhe vajzën 20-vjeare e cila ka filmuar të gjithë ngjarjen dhe e ka marrë në pyetje për të gjitha detajet.
Mësohet se vajza me iniciale A.A ka deklaruar se nuk është shtrënguar për të kryer marrëdhënie intime me Xhelilin.
?S?ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf?ka thënë vajza përpara ekspertëve.
Mësohet se Policia ka sekuestruar pamjet filmike nga televizioni Ora News, ndaj kryebashkiakut Xhelili.