TIRANË - Bashkë me reformën territoriale, aktorët politik duhet të kenë në fokus kryerjen e reformës zgjedhore, për ti dalë në ballë zgjedhjeve të viti 2015. Është ky mesazhi që ka përcjellë ish presidenti Alfred Moisiu gjatë një takimi të organizuar nga forumi civil.
Moisiu me anë të forumit civil që drejton, i ka bërë apel politikës që me reformën administrativo territoriale të vijë dhe reforma zgjedhore, për të paraprirë zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm.
Nga ana e tij, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, u shpreh se mundësia e kryerjes së reformës zgjedhore nuk ka gjasa të vijë, në kushtet e presionit opozitar.
Deri më tani, në punimet e komisionit për reformën territoriale, drejtuesit vendorë propozuan që Shqipëria të ketë jo më shumë se 36 njësi vendore, ndërsa vetë anëtarët e komisionit konfirmuan se qarqet nuk do të preken.