Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe kryeparlamentari Meta kanë inauguruar disa projekte infrastrukturore në zonën e Zall Herrit.
Gjatë inaugurimit, si Meta ashtu edhe Veliaj u shprehën se kur PS e LSI janë bashkë bëhen gjëra të mëdha.
"Shumë gjëra nuk do të ishin bërë nëse ne nuk do të ishim bashkë. Ne gjithashtu do të korrigjojmë të gjitha mangësitë tona. Puna e Erion Veliaj është e dukshme", tha Meta.
Nga ana tjetër, kreu i Bashkisë Veliaj u shpreh se koalicioni PS- LSI ka ndryshuar Tiranën por dhe me Reformat e marra kanë bërë një shtet.