Tiranë- Është dita e dytë e Festivalit të Filmit "Giffoni Shqipëria". Në këtë eveniment të rëndësishëm për fëmijë e të rinj, kanë marrë pjesë organizatorë të Giffonit nga 12 vende të botës.
Drejtori ekzekutiv i "Giffon Shqipëria", Namik Ajazi, ngriti edhe një herë shqetësiminse që nga viti '90 nuk ka asnjë prodhim kinematografik për fëmijë.
Ndërsa Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se Giffoni po i merr fëmijët e po i çon te kinemaja, që pavarësisht kombësive të ndryshme këtu, është vendi më i bukur në botë.
Qëllimi i diskutimit të këtij forumi ishte krijimi i një rrjeti që të funksionojë mirë, të rrisë aftësitë e festivaleve individuale dhe organizatorëve të instiucioneve kulturore ndërkombëtare.
Të pranishëm në këtë forum që vijoi diskutimin për më shumë se 2 orë ishin organizatorë të Festivaleve të Filmit për fëmijë e të rinj nga 12 vende (Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Hungaria, Gjeorgjia, Spanja, Portugalia, Tunizia, Kroacia, Serbia, Kosova, Rumania dhe Italia).