BOOM në Shishtavec: Babait i “zhduken” dy fëmijë (Emisioni i plotë, 27 nëntor 2017)

Ora News Emisione 2018-05-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM në RTV Ora News ka sjellë sot historinë e një babai, i cili është divorcuar nga gruaja dhe prej më shumë se dy viteve nuk i ka takuar fëmijët.

Bëhet fjalë për shtetasin Seman Hoxha nga Shishtaveci i Kuksit. Për shkak të problemeve familjare Semani është ndarë nga bashkëshortja në 31 mars të vitit 2014.

Sipas vendimit të Gjykatës 2 fëmije do të qëndronin me të ëmën, ndërsa një djalë do të jetonte me babain. Ai mund t?i takont 2 fëmijet e vegjel 2 herë në muaj nga ora 8 deri në orën 16 ndërsa për pushime mund të qëndronin bashkë 15 dite.

Pas divorcit babai i ka takuar disa herë fëmijet por më pas nuk ka mundur për shkak se bashkëshortja së bashku me 2 fëmijet minorenë është larguar nga Shqipëria. Siç tregon edhe babai, fëmijet kanë kaluar jashtë territorit shqiptar për në Francë pa prokurë, dhe ai ka 2 vite që nuk di se çfare ndodh me fëmijet e tij.

I përmalluar për fëmijet ai i është drejtuar institucioneve, përgjegjësi polici, prokurori, gjykatë, por askush nuk i ka dhënë shpjegim.

Ai i është drejtuar policisë së Kukësit për të bërë një denoncim për largimin e fëmijëve, por ky i fundit nuk ka pranuar t?i marrë denoncim, edhe pse kjo është një e drejtë ligjore e çdo personi.

Për më shumë lexoni në: www.oranews.tv/article/boom-ne-shishtavec-babait-i-zhduken-dy-femije

Share This Video


Download

  
Report form