A1 Report - Tragjedia ne Kore, Presidentja kerkon falje: S'e ndaluam dot

Report TV 2015-08-22

Views 4

KOREJA E JUGUT- Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, u ka kërkuar falje familjeve të 302 pasagjerëve të vdekur e të humbur nga mbytja e tragetit. Presidentja koreano-jugore e shprehu ndjesën e saj në një deklaratë të bërë para kabinetit, ndërkohë që vazhdojnë hetimet për aksidentin më të rëndë detar gjatë 21 viteve.

"Nuk di si të kërkoj falje për dështimin në parandalimin e këtij aksidenti dhe për përgjigjen joefikase. I kërkoj falje popullit dhe njerëzve të lënduar për jetët e humbura",- tha Park në deklaratën e saj.

Ndjesa e presidentes erdhi pas kritikave të vazhdueshme që ajo dhe qeveria e saj kanë marrë në lidhje me tragjedinë e 16 prillit.

Më herët kryetarja e shtetit koreano-jugor dogji temjan dhe tha një lutje në heshtje në altarin e ngritur për nder të viktimave në parkun Hëarang në periferi të Seulit, shumica e të cilëve ishin nxënës të një shkolle të mesme në Ansan.

Share This Video


Download

  
Report form