Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 22-vjeçarin, Arnold Kola që aksidentoi për vdekje efektivin e policisë, Ervin Haxhia dhe plagosi 2 të tjerë para 2 ditësh në Kamëz.
Djali i ish-deputetit, Ndue Kola para gjykatësit deklaroi se kërkon falje publike duke shfaqur pendesë për vrasjen e policit dhe plagosjen e 2 të tjerëve.