Reforma territoriale, Cannon: Delikate, të realizohet me konsensus

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Elbasan- Ambasadori britanik, Nikolas Cannon deklaroi se Reforma territoriale është e nevojshme për Shqipërinë dhe duhet të realizohet.

Gjatë një takimi në Elbasan Cannon tha se Qeveria po bën punë të mirë dhe është në rrugë pozitive për marrjen e statusit.

"Mendoj se qeveria e re ka një program shumë ambicioz reformash. Dhe i urojë sukses në realizimin e këtij programi dhe po ashtu shpresoj që të kontribuojmë me çdo lloj mënyre që kemi mundësi të kontribuojmë. Çdo reformë e kësaj natyre në çdo vend tjetër është një proces delikatë edhe politik për t'u menaxhuar. Ndaj është e mira që të realizohet me konsensusin më të madh të mundshëm.
Një konsensus brenda forcave në parlament, por edhe midis qeverisë dhe publikut më të gjërë. Në mënyrë që njerëzit që preken nga këto reforma të kenë mundësi të shprehen çfarë mendojnë dhe si ata mendojnë se duhet menaxhuar ky proces," u shpreh ambasadori

Share This Video


Download

  
Report form