A1 Report - Elbasan, banoret e Bradasheshit kunder landfillit: Demton shëndetin

Report TV 2015-08-22

Views 3

ELBASAN- Duket se vendi përfundimtar për ndërtimin e landfillit të Elbasanit, do të jetë "Dampa" e ish-Metalurgjikut në Elbasan. Por një fakt i tillë ka shqetësuar banorët të cilët shprehen se ndotjes nga tymrat kancerogjene të Metalurgjikut tashme do t'i shtohet edhe ajo nga riciklimi i mbetjeve urbane të Qarkut të Elbasanit.

Nga ana tjetër, kreu i komunës së Bradasheshit, thotë se vendi më i përshtatshëm për ndërtimin e një landfilli rajonal do të ishte në "Dampën" e komunës së Papërit, sepse ka një afërsi me qytetin e Elbasanit, Cërrikut, Peqinit, etj.

Komuna e Bradasheshit ka rreth 15 mijë banorë dhe është një ndër komunat më të mëdha në vend. Shqetësim tjetër është edhe moslargimi i mbetjeve të cianurit në fshatin Balëz, i cili është shpallur edhe nga qeveria shqiptare si një zonë "hot-spot".

Share This Video


Download

  
Report form