Banorë të fshatit Mbyet në Fier janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në këtë zonë. Protestuesit janë mbledhur në hyrje të fshatit dhe deklarojnë se janë të vendosur t?i bëjnë rezistence vendimit të bashkisë.
Ata deklarojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e landfillit afër banesave të tyre, madje ata theksojnë se do të vetëflijohen nëse bashkia nuk tërheq vendimin.