ELBASAN - Dhjetëra shoferë të automjeteve 8+1 janë ngritur në protest, kundër konkurencës së paligjshme. Shoferët kërkojnë ndihmë nga organet shtetërore, për largimin e mjeteve të palicensuar, pasi në të kundërt do të përshkallëzojnë protestat.
Gjatë protestës shoferët e automjeteve 8+1 në Elbasan kanë zhvilluar një pranë pallatit të sportit "Tomorr Sinani" për shkak të konkurencës së pandershme.
Sipas tyre shoferë të palicensuar punojnë në të njëjtat itenerare me ta, duke rrezikuar falimentin e mjeteve që paguajnë sistematikisht taksat ndaj pushtetit vendor.
Ata ankohen se kjo situatë vijon prej disa vitesh si dhe kërkojnë që të merren masa për zgjidhjen e këtij problem.
Shoferët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave nëse nuk gjendjet një zgjidhje kundër konkurencës së pandershme.