Gjoni në A1 Report: Pasuritë e mia janë gruas fiton 6-7 mijë euro në muaj

Report TV 2015-08-22

Views 2

Pasuritë e mia
janë dhuratë nga bashkëshortja ime e cila fiton 6-7 mijë euro në muaj. Deklarata është bërë nga gjyqtari Gjin Gjoni. Duke folur për A1 Report Gjoni ka hedhur akuza ndaj ILDKPKI-së dhe kreut të institucionit, Shkëlqim Gani për akuzat e bëra publike ndaj tij dhe për kallëzimin penal të bërë për fshehje pasurie.

Duke folur në një lidhje telefonike për A1 Report, anëtari i KLD-së dhe gjyqtari i Apelit të Tiranës, Gjoni tha do të bëjë padi ndaj ILDKP-së, ndërsa akuzoi institucionin e deklarimit të pasurisë se, po përdoret politikisht.

Share This Video


Download

  
Report form