TIRANE - Shtohen dyshimet rreth rolit të prokurorit Arian Ndoja në luftën për pronat në Durrës, produkt i së cilës duket se ishte edhe atentati i disa ditëve më parë ndaj Ndojës dhe Landi Muharremi, i njohur me nofkën "Rrumi", i hetuar për rrahjen e biznesmenit libanez Fadi Mitri. Në vitin 2013 rezulton se bashkëshortes së Arian Ndojës, Elderina Frrok Ndoja, i kanë dhuruar 6 prona me sipërfaqe 196 211 metra katrorë. Referuar deklaratës së pasurisë së prokurorit Ndoja, në 26 prill të 2013, bashkëshortes së tij i kanë dhuruar me kontratë në Durrës dy sipërfaqe toke, njëra 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 metra katrorë.
Të dyja pronat janë të lloji tokë pyll. Një muaj më vonë, pra në prill të viti 2013, zonjës Elderina Frrok Ndoja i dhurojnë disa prona të tjera, konkretisht me sipërfaqe 800 metra katrore, 800 metra katrore, 1800 metra katrore si dhe 1 100 metra katrore. Ndërkaq, po në maj të vitit 2013, Elderina Frrok Ndoja deklaron se i ka dhuruar një personi dy pronat e para që i kishin dhuruar asaj në muajin prill, pronën me sipërfaqe 79 434 metra katrorë dhe 112 277 metra katrorë. Në deklaratën e pasurisë nuk jepet asnjë e dhënë rreth personit që i ka dhuruar pronat se bashkëshortes së Arian Ndojës, as rreth personit të cilit zonja Ndoja i ka dhuruar sipërfaqet 79 434 metra katrorë dhe tjera 112 277 si dhe as rreth vendosjes së pronave brenda qarkut të Durrësit.