Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, i është drejtuar me një letër zyrtare numrit 2 të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa, ku i shpreh shqetësimin për promovimin e kundraligjshëm të disa gjyqtarëve.
Në letrën drejtuar zotit Cefa, Ministri i bën me dije se "përmes shkresave nr.prot.239111 date 30.10.2012, nr. prot. 42 dhe nr. 43 date 08.01.2013 i ka kërkuar procedim disiplinor per gjyqtaret Valbona Duraj dhe Lindita Hoxha.Gjithashtu, per gjyqtarin Granit Qypi me shkresen nr. prot. 647/1 date 27.3.2012 eshte kerkuar ndryshimi i vendimit nr. 260/3/a date 01.04.2010 te Keshillit te Larte te Drejtesise, per shkak te konsumimit te afatit te delegimit dhe shkeljeve te konstatuara nga raporti i inspektimit tematik ne Gjykaten e Rrethit Gjyqesor Kukes".
Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço,ngre shqetësimin se ndonese ka kaluar mbi një vit nga depozitimi i ketyre kerkesave, Keshilli i Larte i Drejtesise ne mungese te plote te eficenses jo vetem qe nuk i ka shqyrtuar propozimet ne fjale por ne te kundert ka lejuar promovimin e ketyre gjyqtareve.
Kështu ne rastin e gjyqtarit Granit Qypi, është lejuar vazhdimi ne kundershtim me ligjin ne funksionin e tij si drejtues i Gjykates se Rrethit Gjyqesor Kukes, pavaresisht kerkeses se Ministrit te Drejtesise.
Po keshtu, ne rastin e gjyqtares Valbona Duraj ne kundershtim me ligjin eshte lejuar promovimi i saj pavaresisht kerkeses se siperpermendur te Ministrit te Drejtesise. Me dekretin nr. 8268, date 16.7.2013, znj.Duraj eshte emeruar gjyqtare e Gjykates Administrative te Shkalles se Pare Shkoder dhe me pas me vendimin nr.368 date 28.10.2013 eshte deleguar si kryetare e kesaj gjykate.
Ne zbatim te nenit 22 te Ligjit nr. 8811 date 17.5.2001 " Per organizimin dhe funksionimin e Këshillit te Larte te Drejtesise", Naço kerkon nga nënkryetari i KLD-së Cefa qe propozimet e mësipërme te perfshihen ne rendin e dites se mbledhjes me te afert.