A1 Report - Perplasjet KLD-Naço per gjyqtarët Broci: Propozimet, antikushtetuese

Report TV 2015-08-22

Views 3

TIRANE - Pas rrëzimit të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë për ndëshkimin e 4 gjyqtarëve të gjetur me shkelje, për të cilët Këshilli i Lartë i Drejtësisë u mjaftua me 2 masa administrative me 12 orë mbledhje. Njëri prej antarëve të këtij Këshilli, Artan Broci thotë se kërkesat e ministrit të Drejtësisë ishin të pabazuara në ligj, ndaj u rrëzuan.

"Rrëzimi i propozimit të ministrit është bërë në përputhje me ligjin sepse ka vendime të Kolegjeve të Bashkuara, të cilat normojnë kriteret të cilat duhet të shkarkohen gjyqtarët", shprehet Broci.

Broci shkon më tej duke e cilësuar antikushtetues propozimin e ministrit Nasip Naço për vlerësimin e gjyqtarëve.

"Përgjithsisht të dy projektligjet paraqesin probleme të forta kushtetuse nga pikëpamja e kushtetuetshmerisë. Ato prekin organe kushtetuse të zgjedhur dhe mënyrën e formimit të tyre prekin raportin "Check and Balanc" intimidojnë Këshillin e Lartë të Drejtësisë i cili është një organ kushtetues", thotë me tej Broci.

Ndërsa i pyetur se përse mbledhjet bëhen me dyer të mbyllura Broci këtë vendim thotë se e merr kreu i KLD , z.Bujar Nishani njëherazi dhe Presidenti i Republikës.

"Mbledhjet janë publike, nuk janë me dyer te mbydhura, kjo është një e drejtë ekskluzive e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë", -thotë ai.

Dy ditë më parë Këshilli i Lartë i Drejtësisë shqyrtoi procedimet e 4 gjyqtarëve, mes tyre Lindita Hoxha, Kace Agolli, Valbona Duraj dhe gjyqtarin Ibrahim Hoxha për të cilin Ministria e Drejtësisë kërkoi largimin e tij si gjyqtar pasi ka rezultuar në shkelje kompetencash në lirimin e Paro Laçit, ku ky i fundit pas lirimit në gjykatë është arratisur dhe kërkohet për llogari të drejtësisë italiane.

Share This Video


Download

  
Report form