A1 Report - Korçe, lihet ne burg gjyqtari Pojanaku, leket per qerane

Report TV 2015-08-22

Views 0

KORÇË - Gjyqtari, Dhimitër Pojanaku, është lënë në qeli nga Gjykata e Korçës, pas arrestimit të bërë tre ditë më parë nga policia. Pojanaku është vënë nën akuzën e korrupsionit pasiv dhe sot është paraqitur para togave të zeza në gjykatën e Korçës.

Gjykatësi tashmë i ulur në karriken e të pandehurit ka mohuar akuzat ndaj tij, ndërsa kërkesa e prokurorisë ka qënë për "arrest me burg" për gjyqtarin Pojanakun. Ky i fundit ka pranuar se, ka marrë shumën e parave por ka deklaruar se, i ka marrë si qera e një ambienti e jo për tërheqjen nga çështja.

Gjyqtari Dhimitër Pojanaku dhe avokatët e tij nuk e kanë pritur mirë këtë kërkesë të prokurorisë, teksa kanë theksuar se, klienti i tyre vuan nga zemra. Ata kanë deklaruar se, nuk ka prova të mjaftueshme për inkriminimin e Pojanakut në aferën korruptive.

Mbrojtja kërkoi gjatë seancës gjithashtu masë të më lehtë sigurie, duke theksuar se, dërgimi i Pojanakut në qelitë e burgut të Drenovës mund të sillte probleme, pasi shumë të burgosur janë dënuar pikërisht nga ai.

Share This Video


Download

  
Report form